English

Pasqyra e shtypit, 14 qershor 2011

Tiranë, 14 qershor 2011, NOA- Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Martë, 14 qershor 2011.

E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor, “Vendimi i Kolegjit, votat e gabuara, KQZ të hapë të gjitha kutitë”, ku shprehet vendimi i dhënë mesnatën e kaluar për ankimimin e Partisë Socialiste për rezultatin e garës së bashkisë së Tiranës

Më tej vijohet me shkrimin, “Zbardhen telefonatat e prindërve të Griseldës me të motrën në Francë’, në të cilin jepen detaje të reja për rastin e rrëmbimit të sajuar nga Griselda Zaimi.

E përditshmja “Shekulli” ka si fokus kryesor, “Ngjarje tronditëse në zonën më të populluar të qytetit, foto tronditëse të ngjarjes në bllok”, në të cilën publikohen foto të vrasjes dhe plagosjeve të ndodhura mbrëmjen e djeshme.

Një tjetër artikull i kësaj gazete është, “Kolegji Zgjedhor: Të hapen të gjitha kutitë e Tiranës”, ku vihet vëmendja në vendimin e kësaj gjykate për hapjen e kutive të tjera të kontestuara.

Gazeta “Koha Jonë” hapet me titullin, “Kolegji Zgjedhor: Të numërohet çdo votë. Pranohet pjesërisht kërkesa e PS, selia blu mirëpret vendimin”, ku shprehet përmbajtja e vendimit të dhënë nga Kolegji për garën e Tiranës.

Më tej vijohet me shkrimin, “Paradoksi- Harasani: Delegacioni i PS në Bruksel duke i bërë bojkot kuvendit”.

“Gazeta Shqiptare” çelet me argumentin, “Luftë me armë në bllok, plumba në lokal, 1 i vrarë 2 të plagosur”, në të cilin jepet e plotë ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e ish-bllokut.

Sakaq një tjetër titull që zë vend në faqen e parë të kësaj gazete është edhe, “Wollfarth: PS dhe PD të bëjnë reformë zgjedhore”, deklaratë e dhënë gjatë vizitës së bërë në birrën Korça.

Gazeta “Shqip” në të njëjtën linjë edhe me të përditshmet e tjera i lë vendin kyç shkrimit, “Kolegji, procesi në pikën zero, njihen votat në kutitë e gabuara dhe rrëzohen 3 vendime të KQZ, rifillon nga zero gjithçka”.

Një tjetër artikull i kësaj gazete është, “Konstitucionalistët mbështesin ribërjen e Kushtetutës”, ku jepet intervista e konstitucionalistit të njohur Luan Omari

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.

a.y/NOA

KOMENTE