Prishtinë, 14 qershor 2011 NOA - Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë Rajonale të Ferizajt ka zhvilluar një operacion kontrolli ne fshatin Sevce të Komunës së Shtërpcës.
Burimet zyrtare policore i thanë sot agjencisë NOA se gjatë këtij operacioni policor është gjetur dhe sekuestruar sasi e madhe municioni dhe armëve të zjarrit.
Policia konfirmoi se armatimi dhe municioni janë prodhim jugosllav. I tërë ky municion i llojeve të ndryshme dhe armët janë gjetur në një objekt të pabanuar - Mulli të ujit i cili ishte jofunksional.
Gjatë operacionit ka pasur reagime të banorëve të fshatit në shenjë pakënaqësie lidhur me zhvillimin e operacionit policor, mirëpo situata është menaxhuar mirë dhe nuk ka pasur ndonjë incident.
Operacioni është mbështetur gjatë gjithë kohës nga Njësitë Speciale Operative, Njësia për Mbrojtje nga Eksplozivet dhe Njësiti i Krimiteknikës.
Lloji | Modeli | Sasia |
Mitraloz kundërajror (komplet me të gjitha pajisjet përcjellëse) | 20 mm | 1 |
Minahedhës (komplet me të gjitha pajisjet përcjellëse) | 60 mm-M-73 | 1 |
Municion për Mitraloz kundërajror | 20 mm | 260 copë (2 arka x 100+1 arka x 60 ) |
Predha për minahedhës | 60 mm M-57 | 33 copë (2 arka x 12+1 arkë 9) |