Gjirokatër, 14 qershor 2011, NOA- Dy studentë dhe një sportist janë vënë në pranga në flagrancë për trafik të lëndëve narkotike gjatë mbrëmjes së djeshme nga policia e Gjirokastrës.
Tre të rinjtë janë identifikuar si Deni Çela, 22 vjeç, student në Akademinë e Arteve, dega Sklupturë, Eduart Feraj 21 vjeç, futbollist i skuadrës së Rubikut -Rrëshen, kategoria e dytë dhe Albi Daja 20 vjeç, student në Shkencat Sociale, dega Sociologji, të tre banues në Tiranë.
Burime zyrtare nga policia e këtij qyteti bën me dije për agjencinë e lajmeve NOA, se kapja e tyre u bë e mundur në saj të të dhënave të marra se në një benz me targa të Tiranës, po transportohej një sasi e konsiderueshme lënde narkotike, ku dhe u gjet dhe sekuestrua 7 pako me lëndë narkotike e dyshuar si lloji marijuanë, së bashku me to edhe një pershore plastike dhe automjeti që transportonte lëndën narkotike.
Mësohet se operacioni është kurorëzuar nëpërmjet një postblloku të ngritur në vendin e quajtur “Uji i Ftohtë” në Tepelenë, ku të rinjtë që udhëtonin me automjetin tip Benz, kur janë afruar postobllokut të policisë në vendin e quajtur Uji i Ftohtë, për t’ju shmangur kontrollit të policisë.
Sakaq dy prej tyre kanë zbritur nga automjeti dhe kanë lëvizur në drejtim të pyllit me këmbë duke marrë me vete një çantë shpine ku dyshohej se kishte lëndë narkotike.
Policia i ka ndjekur të rinjtë për disa minuta, ku dy djemtë për shkak të lodhjes dhe se nuk kanë mundur ta transportojnë më tej çantën e kanë hedhur në një lëndinë dhe kanë zbritur me vrap në drejtim të rrugës nacionale në afërsi të fabrikës së “Ujit të Ftohtë” Tepelenë, për të hipur tek shoku tjetër që do t’i priste me automjetin tip Benz.
Por plani i tyre ka dështuar pasi drejtuesi i automjetit tip Benz me targa TR 82 89 T, Albi Daja ishte prangosur nga punonjësit e policisë së postobllokut më parë, për rrjedhojë edhe Deni Çelaj dhe Eduart Feraj janë arrestuar.
Nga ana e bluve u konstatua se në çantën ngjyrë blu, që transportonin dy të rinjtë kishte 7 pako të mbështjella me letër natriban ngjyrë të zezë, me peshë të ndryshme ku brenda tyre kishte lëndë narkotike të dyshuar si marijuanë, po ashtu brenda saj u gjet edhe një peshore që shërbente për të peshuar lëndën narkotike.
Sipas policisë rezultoi se tre të rinjtë lëndën narkotike e kishin blerë në Lazarat dhe do ta transportonin në drejtim të Tiranës.
a.y/NOA