English

Quiz mbi BE, një autobus shëtit në 10 shkolla të vendit

Tiranë, 14 qershor 2011, NOA – Kur në Komitetin e Stabilizim-Asociimit të BE-së po diskutohet sot mes palëve për përmbushjen nga Shqipëria të 12 kritereve të Progres-Raportit për integrimin e vendit, një autobus shëtitës do të ndalojë në dhjetë shkolla të qyteteve më të mëdha të Shqipërisë.

Katër qytete, Durrësi, Shkodra, Elbasani e Korça do të jenë mikpritëset e autobusit shëtitës.

Ky aktivitet katërditor që nisi sot në 14 qershor do të zgjasë deri në 17 qershor organizohet nga Ministria e Integrimit Europian, me mbështetjen e projektit “Support to Albanian Ministry of European Integration – SMEI II”, projekt i financuar nga Bashkimi Europian dhe Qeveria Gjermane si dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Ky turne nëpër Shqipëri përmes autobusit shëtitës ka si qëllim t’u japë mundësinë nxënësve të shkollave që të testojnë njohuritë e tyre mbi Bashkimin Europian me anë të një quizi argëtues.

Sipas itinerarit autobusi shëtitës ndaloi sot në Durrës, në 15 qershor pritet të ndalojë në Shkodër; në 16 qershorElbasan dhe në 17 qershor në qytetin e Korçës.

Ky aktivitet lidhet me diskutimet e sotme të delegacionit të 14 deputetëve shqiptarë në Komitetin e Stabilizim-Asociimit mes Shqipërisë dhe PE-së në Bruksel.

mit/NOA

KOMENTE