English

Reagon Wollfarth: Kolegji vendosi drejt, votat të barabarta

Korçë, 14 qershor 2011, NOA- Kreu i prezencës së OSBE-së në vendin tonë Eugen Wollfarth është shprehur që nga qyteti i Korçës se vendimi i marrë nga Kolegji Zgjedhor për numërimin e votave të hedhura gabim në të gjitha njësitë në kryeqytet është i drejtë.

Ai tha se nëpërmjet këtij vendimi ku pritet të rishqyrtohen votat vullneti i qytetarëve të Tiranës shihet i barabartë, duke e komentuar edhe një herë si vendimmarrje të mirë.

Pas shprehjes së vendimit nga ana e Kolegjit Zgjedhor ky është qëndrimi i parë i shprehur publikisht nga përfaqësia ndërkombëtare e akredituar në vendin tonë.

a.y/NOA

KOMENTE