Spanjë, 14 Qershor NOA - Teksa nga Spanja vijnë zëra të një interesimi nga ana e Real Madrid dhe flitet për një takim me Manchester City, Gianpaolo Pozzo, presidenti i klubit të Udinezes, ka theksuar se asnjë klub nuk ka bërë ofertën e duhur për Alexis Sanchez.
“Nuk ka kërkesa, e theksoj kërkesa të vlefshme. Kam folur me Alexis dhe me agjentin e tij dhe besoj se në fund do më kuptojnë se pse nuk kërkoj ta jap “falur” sulmuesin. Oferta të cilin kërkoj, ende nuk ka mbërritur”, - këto ishin fjalët e Pozzos, i cili ka qartësuar situatën e merkatos të krijuar rreth talentin kilen, Sanchez.
r.b/NOA