Shterpcë, 14 qershor 2011, NOA- Zona e Shterpcës në Kosovë e banuar kryesisht nga Serbët, ka bërë që këta të fundit të përplasen me policinë gjatë mbrëmjes së djeshme.
Mësohet se serbët e fshatit e kishin bllokuar rrugën me dru të shumtë të prerë në pyll dhe gjëra të tjera duke e penguar njësinë speciale të policisë të hyjë në fshat.
Sakaq ndërhyrja e policisë do të bëhej për faktin se synohej konfiskimi i një arsenali të tërë armësh të gjetur në shtëpinë e një qytetari serb.
Fatmirësisht nga kjo përplasje mes tyre, nuk ka pasur dëmtime apo incidente, përveç pengesave dhe konflikteve me fjalë.
a.y/NOA