SHBA, 14 Qershor NOA - Në fund Shia LaBeouf i thotë lamtumirë “Transformers”.
Siç përcillet nga britanikja New Musical Express, aktori amerikan ka konfirmuar se episodi i tretë i sagës robotike (me titull “Dark of the Moon”) do të jetë i fundit në të cilin ai do të marrë pjesë.
Për të, impenjimi momental është ai i kapitullit të ri të “Indiana Jones”.
“Nuk do të jem protagonist i episodit të katërt – bëri të ditur aktori gjatë Mtv Movie Awards, çmimeve që kanali muzikor i dedikon çdo vit filmave më të bukur – dhe mendoj se as regjisori Michael Bay nuk do të jetë më pas kësaj pjese”.
r.b/NOA