English

Skandali seksual, Obama: Të isha si Uajner, do kisha dhënë dorëheqjen

Nju Jork, 14 qershor 2011 NOA- Presidenti i SHBA, Barak Obama nuk ka asnjë dyshim lidhur me çështjen e Anthoni Uajner, deputetit demokrat i Nju Jork-ut, i cili u vu në qëndrën e një skandali seksual, pas dërgimit të fotove ku paraqiste pjesë intime të trupit. “Nëse do të më ndodhte mua, unë do të kisha dhënë dorëheqjen”, tha Obama gjatë një interviste për rrjetin NBC.

Mediat amerikane kanë publikuar foto te reja të papërshtatshme të Anthoni Uajner, ndërkohë që, deputetët republikanë kërkojnë dorëheqjen pas publikimit fotove skandaloze. Fotot e reja jane bërë në palestrën e Dhomës së Deputetëve, ku Uajner shfaqet vetëm me një peshqir rreth fytyrës dhe me asgjë tjetër në trup. Uajner të shtunën njoftoi për lënien përkohësisht të mandatit të tij në parlament për t’iu nënshtruar një periudhe trajtimi. Në reagimin e saj shtëpia e bardhë tha se e besonte rastin Uajner si "një zbavitje”. Ndërkohë, zyrtarisht konfirmohet se bashkëshorja e Uajner, aktualisht punonjëse pranë zyrës se sekretares amerikane të shtetit Hilari Klinton, është shtatzanë.

a.q/NOA

KOMENTE