Vlorë, 14 qershor 2011 NOA – Një i vrarë dhe një plagosur, është bilanc thuajse i njëjtë viktimash me atë të ndodhur mbrëmë në Tiranë, por këtë herë krimi goditi Vlorën.
Korrespondenti i agjencisë NOA raporton se ngjarja ka ndodhur në qytetin Selenicë mbrëmjen e sotme, vetëm disa minuta më parë.
I vdekur ka mbetur Baftjar Llanaj, rreth 59 vjeçar kurse i plagosur është Sako Xhaferri rreth 40 vjeç, i dyshuar si autor i vrasjes.
Ngjarja ndodhi kur i dyshuari Xhaferri, i ka zënë pritë 59 vjeçarit Llanaj i cili ndodhej tek vendi i quajtur Qafa e Malit në Selenicë së bashku me dy personat e tjerë.
Autori ka hapur zjarr në drejtim të Llanajt me një automatik tip “Kallashnikov” duke e qëlluar për vdekje.
Gjatë breshërisë së plumbave ka mbetur edhe vetë i plagosur dhe në këtë gjendje është dërguar në spitalin e Vlorës ku po ruhet nga policia.
Hetimi paraprak nxjerr vrasje për motive gjakmarrjeje apo hakmarrjeje, por policia ngurron ende të japë hollësi të tjera.
e.t/NOA