Francë, 14 Qershor NOA - Nga këto të dyja, njëra mund të jetë e saktë: ose ka harruar me të vërtetë tekstin e këngës ose i është dashur të lexonte një mesazh tepër të rëndësishëm të cilit nuk i ka rezistuar dot.
Diçka e tillë mundtë thuhet pasi gjatë një transmetimi muzikor francez “Taratata”, Will.i.am i Black Eyed Peas ka pësuar një boshllëk në memorien e tij, teksa këndonte “Don’t Stop The Party” dhe doli nga kjo situatë duke lexuar një mesazh që i kishte ardhur në celularin e tij.
Megjithatë ai mund të ketë vazhduar këngën teksa lexonte mesazhin...
r.b/NOA