English

Bin Laden: Vetëm 50% besojnë se ai është i vdekur

E mërkurë, 15 qershor 2011, NOA- Vetëm 50% e opinionit mbarëbotëror e beson vdekjen e Osama Bin Laden.

Ky vlerësim ka dalë nga WIN-Gallup International, e cila është pjesë e kompanisë Doxa, ku janë pyetur 21 mijë persona nga 25 vende të ndryshme të botës.

Pyetjes, “Personi i vrarë është vërtetë Osama Bin Laden?, vetëm 53% e të anketuarve u përgjigjën “po”, ndërsa pjesa tjetër rreth 30% “jo”, por nuk mungonin edhe skeptikët.

Veçohet fakti, se nga kampionimet e 25 vendeve Italia u përgjigj me 51% të bindur për vdekjen e tij ndërsa 21% besojnë se ai nuk është vrarë.

a.y/NOA

KOMENTE