Beograd, 15 qershor 2011, NOA- Ian Cliff, ambasadori Birtanik në Beograd u shpreh se Kosova është më vete nuk i përket as Serbisë dhe as Shqipërisë.
“Idetë për ndarjen janë një tentativë për krijimin e shteteve njëetnike në Ballkan, por sido që të rishkruhen kufijtë, një minoritet do të mbetet patjetër në një vend të caktuar. Për më tepër, një ide e tillë mund të krijojë probleme të shumta në Bosnje, Maqedoni dhe vende të tjera”, u shpreh Cliff.
Lidhur me veriun e Kosovës ai theksoi se duhet angazhimi i të dyja palëve.
Sipas tij, jo vetëm Britania, por edhe vendet e tjera të BE-së nuk e përkrahin këtë opsion dhe ka theksuar se ky qëndrim i duhet bërë i qartë Beogradit.
a.y/NOA