English

Drejtori i QSUT flet për ilaçet (VIDEO)

Drejtori i përgjithshëm i qendrës spitalore universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, Saimir Ivziku ka komentuar situatën shqetësuese të mungesës së ilaçeve në këtë institucion.

Sipas Ivziku-t, shkak për gjendjen në QSUT është vonesa e tenderit. Ndërkohë që nuk jepen afate se kur do të zhvillohet tenderi i medikamenteve, kreu i QSUT-së ka deklaruar se do të bëhët çdo përpkjekje që pacientëve të mos u mungojnë medikamentet.

Në qendrën spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë, prej vitesh vihet re mungesa e theksuar e ilaçeve, çka ka bërë që shpesh herë qytetarët t’i blejnë ato në farmacitë jashtë kësaj qendre.

102

KOMENTE