Athinë, 15 qershor 2011 NOA UPDATE - Presidenti grek Karolos Papulias eshte takuar sot me kryeministrin Jorgos Papandreu në ora 13:00 me orën lokale. Pas takimit kryeministri Papandreu tha se “kemi nevojë për një përpjekje mbarëkombëtare, pasi jemi në një moment kritik”. "Unë do të vazhdojë të marrë vendimet e nevojshme për të shpëtuar vendin. Në anën tjetër, të gjithë të marrin përgjegjësitë e veta" – deklaroi ai. Papandreu theksoi klasa politike duhet të ecë përpara në mënyrë që vendi të dalë nga kriza.
Ndërkohë, presidenti Papulias është shprehur se situata kërkon një përpjekje mbarëkombëtare.
Takimi u zhvillua në mes të protestave nga mijëra protestues jashtë Parlamentit. Megjithatë, skenarët për zgjedhje të parakohshme kanë shpërthyer, ndërsa shumë persona thonë se synimet e Kryeministrit është që të krijojë qeveri globale. Largimi nga grupi parlamentar i PASOK, i deputetit të Follorinës George Liani dhe deklarata e atij të Kozanit, A. Athanasiadis se do të votojë kundër planit afat-mesëm duket se i shpejtoi zhvillimet. Mediat vendase nuk përjashtojnë përshkallëzim të protestave anti-qeveritare, në rast se qeveria miraton paketën, çka rrit rrezikun e humbjes së mijëra turistëve në këtë sezon veror.
a.q/NOA