English

Kasaphanë mes shqiptarësh në Greqi, dy të vrarë (FOTOT)

Athinë, 15 qershor 23011 NOA - Dy shqiptarë gjetën vdekjen në lagjen Kalithea të Athinës pasi u qëlluan ndërsa hanin drekë, nga shqiptarë të tjerë të cilët i morën jetën me armë zjarri.

Korrespondenti i agjencisë NOA raporton se krimi i rëndë ka ndodhur gjatë atij që mund të quhet takimi i vdekjes mes katër shqiptarëve, dy prej të cilëve humbën jetën.

Gjithçka nisi në orët e mbrëmjes në tavernën Mithos që ju shihni në fotot, ku dy autorët kishin ftuar për darkë dy shqiptarët e tjerë.

Kështu, katër personat, ishin ulur në një tavolinë në restorantin “Mithos” në rrugën “Sofokleos” nr 182 në Kalithea dhe po darkonin.

Gjatë gjithë kohës që po hanin darkë, në tryezë kishte pllakosur qetësia dhe bisedat mes të kartërve ishin mjaft të qeta.

Por në një moment, dy ftuesit, ngrihen në këmbë dhe lëshojnë breshëri të papritur plumbash në drejtim të dy të ftuarve që u gjendën përpara pamundësisë për të vepruar. Viktimat, në moshë të re, morën plumba në kokë dhe kurriz duke rënë përtokë të vdekur.

Pas ekzekutimit të dyfishtë, autorët u larguan më këmbë. Kurse më tej kanë vazhduar me një motor i cili u gjet i braktisur në rrugët e Kalitheas por nuk figuronte në pronësi të dy të dyshuarve, emrat e të cilëve policia e Athinës refuzoi t'i publikojë.

Burime policore në Athinë i konfirmuan agjencisë NOA se vrasja ishte organizuar shumë mirë që më parë, duke arritur të bindin viktimat e tyre se asgjë s’do t’i ndodhte po të darkonin së bashku edhe pse problemet e mëparshme nuk ishin zgjidhur mes tyre.

Personat e përfshirë në ngjarje ishin me precedentë penalë, kurse hedhin dyshime se krimi erdhi për larje hesapesh për mosmarrëveshje financiare mes viktimave dhe autorëve.

Policia gjeti në vendngjarje gëzhoja plumbash të nj arme tip pistoletë 9 mm.

e.t/NOA

KOMENTE