Shangai, 15 qershor 2011, NOA – Djaloshi i artë i futbollit, apo siç njihet “El Pibe de Oro”, Diego Armando Maradona ka dalë kundër një ndërmarrjeje kineze në prodhimin e lojërave online.
Kampioni argjentinas ka paditur ndërmarrjen kineze të specializuar në prodhimin e lojërave online, “The9 Limited”,
Maradona akuzoi ndërmarrjen kineze që ka qendrën e saj në qytetin Shanghai se ka përdorur imazhin e tij në një videogame me emrin “Winning Goal” pa marrë autorizimin e tij.
Sipas Maradonës ndërmarrja as nuk e ka kontaktuar atë përpara se të hidhte në treg lojën me kartona me personazhin që ravijëzon atë vetë.
Ndërmarrja kineze “The9 Limited” i kërkoi ndjesë Maradonës, një ndjesë që rezultoi pa sukses.
mit/NOA