Tiranë, 15 qershor 2011, NOA – Mbi 42 mijë maturantë shqiptarë përballen sot me provimin e dytë të maturës shtetërore, testin e Matematikës, i cili do të hapet vetëm në momentin e nisjes së provimit, pas përpilimit nga dy hartuesit e ngujuar për disa ditë me qëllimin e mosdekonspirimit të përmbajtjes së testit të provimit.
Provimi i Matëmatikës nis në orën 10.00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.
Sipas MASH-it testi Matematikës do të jetë i një niveli mesatar dhe do të ngërthejë 25 pyetje, 13 me alternativë dhe 12 me zhvillim.
Dy javë pas testit të Letërsisë, sipas MASH-it përgjigjet e testit të Letërsisë e Gjuhës Shqipe do të merren në 15 dhe 16 qershor.
mit/NOA