SHBA, 15 Qershor NOA - është 29-vjeç, ka një pasion të madh për gjuajtjen me hark dhe është unik, nëse mund ta quajmë kështu.
Ai ka lindur pa njërin krah dhe pse fillimisht mund të duket një paradoks, Matt falë artit të mos heqjes dorë apo dorëzimit, është përballur me selektimet që bëhen në garën, ku përzgjidhen dhe kandidatët e ardhshëm të para-olimpiadës së Londrës 2012.
Matt, ka lindur në Kansas City në 1982, ka vendosur se kjo aftësi e kufizuar që ka, të mos influencojë në nevojat e jetesës së tij dhe në këtë mënyrë ka mësuar për të bërë gjithçka me këmbë: të ushqehet, të drejtojë automjetin, të ecë me skuter dhe mbi të gjitha të qëllojë me hark.
r.b/NOA