Tiranë, 15 qershor 2011 NOA- Sonte në mbrëmje pritet të ndodhë eklipsi më i gjatë i hënës në këto 10 vitet e fundit.Hëna do të mbulohet nga hija e Tokës për plot 1 orë e 40 minuta. Toka do të vendoset pikërisht mes diellit dhe hënës.
Që nga viti 2000 një eklips i tillë nuk kishte ndodhur më. Kujtojmë që eklipsi i Hënës në vitin 2000 ka zgjatur 7 minuta më shumë.
Eklipsi do të mund të shihet edhe nga Shqipëria. Sipas ekspertëve, faza më e dukshme e eklipsit do të jetë rreth orës 21.22 minuta. Eklipsi do të fillojë në orën 21.10 dhe do të vazhdojë deri në orën 23.03 minuta.
Gjithashtu në 1 Korrik është parashikuar edhe një eklips pjesor i Diellit, por që nuk do të vërehet në Shqipëri.
a.q/NOA