English

Obama i premton mbështetje Porto Rikos (VIDEO)

Presidenti i SHBA-së Barack Obama u ka premtuar banorëve të territorit të jashtëm të SHBA-së, Porto Riko përkrahjen për vendimin mbi statusin e ardhshëm të vendlindjes së tyre. Në qoftë se qytetarët e Porto Rikos marrin një vendim të qartë, qeveria e tij do të jetë në anën e tyre, tha Obama në kuadër të vizitës së tij në këtë vend. Eshtë hera e parë qysh prej 50 vjetësh që një president i SHBA-së viziton ishullin e karaibeve. Në Porto Riko diskutohet nëse ishulli do të vazhdojë të mbetet si deri tani territor nën juridiksionin e SHBA-së, do të bëhet si një shtet i vërtetë federal i SHBA-së, apo do të kërkojë pavarësinë.

101

KOMENTE