English

Osmani: Rezultati i RDK, përgjegjësia mbi mua

Shkup, 15 qershor 2011, NOA- Kreu i RDK-së Rufi Osmani ka sqaruar për mediat se ai nuk do të marrë pjesë në koalicionin qeverisës dhe ka sqaruar rezultatin në zgjedhje.

Ai tha se parashikimet për partinë e tij për zgjedhjet e 5 qershorit ishin të pasakta, duke shtuar se përgjegjësia kryesore bie mbi të.

Osmani tha se, nuk i shmanget përgjegjësisë duke shtuar: “Ndaj bindjen se përgjegjësi sigurisht do të mund të kërkohet nga unë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare ose më saktë në zgjedhjet e ardhshme lokale kur ne atëherë do të jemi si parti e konstituuar dhe kur të kemi një kohë dhe resurse të mjaftueshme për të konkurruar në mënyrë pjesërisht të barabartë”.

Por pavarësisht kësaj ai tha se do të vazhdojë të ushtroj detyrën e kryetarit të komunës së Gostivarit.

Nga zgjedhjet e mbajtura në Maqedoni më 5 qershor RDK e Rufi Osmanit mori dy mandate deputetësh.

a.y/NOA

KOMENTE