English

Papandreu mohon: Nuk dorëhiqem

Athinë, 15 qershor 2011, NOA- (Update) Kryeministri Grek, Jorgos Papandreunjë dalje për mediat të pak minutave më parë mohoi zërat për dorëheqjen e tij.

Ai tha se nuk do të dorëhiqet nga drejtimi i vendit dhe se ishte opozita ajo që shfrytëzoi situatën e krijuar dhe se nuk mori asnjë përgjegjësi politike mbi vete.

“Mora përgjegjësinë kur vendi ishte në buzë greminës ku e kishin çuar të tjerët dhe punova me përgjegjësinë më të madhe për ta nxjerrë vendin nga kriza”, u shpreh ai ku ndër të tjera tha se nesër do të krijojë qeverinë e re dhe më pas do e çojë atë për votëbesim parlamentit. Më herët kreu i opozitës Andonis Samaras deklaroi se kryeministri aktual do të jepte dorëheqjen për një qeveri të unitetit kombëtar.

a.y/NOA

KOMENTE