English

Pasqyra e shtypit, 15 qershor 2011

Tiranë, 15 qershor 2011, NOA- Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e mërkurë, 15 qershor 2011.

“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin kryesor: “Pse mungon ambasadori Arvizu”. Dyshimi, ambasadori i SHBA u operua në zemër. Në artikull gjeni arsyet e mungesës së ambasadorit të SHBA-ve, dyshimet për operacionin në zemër në Angli dhe reagimin e një zyrtari të ambasadës amerikane: "Arvizu ndodhet për vizitë në SHBA”.

Në vijim gjeni suplementin e gazetës rrëfimin e showmenit Ardit Gjebrea, me titull, “Gjebrea: E ardhmja mister, kontrata me “Të Dielën Shqiptare përfundoi”.

Një tjetër titull mund të lexoni, “Anxhela Martini: Pse vendosa të fotografohem pa të mbathura”.

E përditshmja “Panorama” çelet me titullin “Vrasje me pagesë. Atentat në Bllok për tregtinë e Kromit”. Më tej lexoni intervistën me titull, "Islami: PS humbi zgjedhjet lokale, e përçarë edhe në zgjedhjet e viti 2013”.

Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor, “Vendimi i Kolegjit, skema dhe shpjegimi i juristëve". Më tej lexoni letrën dërguar kryeministrit Berisha nga Sekretari i Përgjithshëm të KiE-s Thorbjorn Jagland.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin, “Rama në kaos: E dua dhe s’e dua Kolegjin”. Më tej gjeni titullin, “BE: Procesi Zgjedhor të mbyllet qetësisht”. Në vijim të faqes së parë të gazetës lexoni titullin, “Kandidatura, gjyqtarët: Kuvendi rrëzon Topin”. Një tjetër shkrim tregon shtatë arsye për të bërë dashuri.

Gazeta “Shqip” ka si titull kryesor, “PE negocion deklaratën mes PD-PS. Komisioneri për Zgjerimin Fule: Tabelat e Tiranës shkaku i problemeve”.

Një tjetër titull, “Kavajë: Polici bashkiak kërcënon kryebashkiakun e ri”. Nga kronika gjeni shkrimin me titull: “Hakmarrje për vrasjen e djalit, vritet babai 60 vjeç”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.

mit/NOA

KOMENTE