English

PE: Duhet kompromis, opozita dhe qeveria të bashkëpunojnë

Bruksel, 15 qershor 2011, NOA- Parlamenti Europian nëpërmjet një deklarate është shprehur lidhur me takimin e mbajtur në Bruksel për Shqipërinë dhe situatën në vendin tonë.

Në qëndrimin e PE thuhet se kriza politike shtrihet që nga viti 2009, duke theksuar se pritet që mosmarrëveshjet të zgjidhen dhe i bëhet apel opozitës dhe qeverisë që të bashkëpunojnë.

Më tej theksohet se destabiliteti politik ka luajtur rol negativ në imazhin e vendit dhe procesin e integrimit dhe si i tillë ai duhet të kapërcehet dhe të gjendet gjuha e kompromisit në mënyrë që ngërçit politik ti vijë fundi.

Sakaq deklarata e europarlamentarëve veçon faktin se nëse do të jetë e nevojshme prania dhe konsulta e ndërkombëtarëve ajo nuk do të mungojë.

a.y/NOA

KOMENTE