Parlamenti Evropian e ka ndarë mendjen. Ka vendosur që të mos dalë me një Rezolutë e cila sipas drejtuesve si Kukan etj., do të sillte interpretime të ndryshme nga politikanët shqiptarë.
Në të vërtetë, faji, as më shumë dhe as më pak, është i diplomatëve të Brukselit. Ata rëndom janë “as mish as peshk” në deklaratat e tyre, ku njëkohësisht kritikojnë e vlerësojnë dy faqet e politikës shqiptare.