E mërkurë, 15 qershor 2011, NOA- Ish-presidenti i Egjiptit Hosni Mubarak dhe pasuria e tij është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes së mediave botërore, këtë herë për tu përgënjeshtruar.
Sipas avokatit të Mubarak, Farid El Dib, gjatë një deklarate dhënë për mediat Kuvajtjane thuhet se pasuria e ish-presidentit të kap shifrën e 700 mijë eurove të depozituara në bankën kombëtare të Egjiptit, e thënë ndryshe gjashtë milionë lira egjiptiane.
Ai i ka cilësuar shifrat dhe pasuritë e folura në media si joreale dhe të ekzagjeruara, pasi vlera e lakuar është kolosale.
a.y/NOA