Prishtinë, 15 qershor 2011, NOA- Ish- përfaqësuesi i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, Soren Jessen-Petersen u prit në një takim nga Presidentja e vendit Atifete Jahjaga.
Gjatë takimit ai i tha Jahjagës se ajo është personi i duhur në momentin, kohën dhe vendin e duhur.
“Ne mendonim se imazhi i Kosovës ishte rrënuar, posaçërisht pas raportit të Dick Marty-t, por u gjet zgjidhja më e mirë për Kosovën për faktin se jeni jopartiake, se jeni femër dhe faktor uniteti”, u shpreh Jessen Petersen.
Nga ana e saj Presidentja Jahjaga e ftoi mysafirin e saj që të lobojë për njohjen e mëtejshme të pavarësisë, duke e falënderuar edhe për kontributin dhënë çështjes së Kosovës, duke e konsideruar si një nga miqtë e vendit.
a.y/NOA