English

RAI 5 dokumentar për baletin shqiptar, Kadiu në Shqipëri për xhirimet

Tiranë, 15 qershor 2011 NOA- Baleti shqiptar do të jetë në qendër të një dokumentari të posaçëm të përgatitur nga tv prestigjioz RAI 5. Artisti i njohur tashmë si, Ambasadori i Kombit, Kledi Kadiu do të mbërrijë për këtë qëllim të enjten në Tiranë, ku do të pritet nga ministri i jashtëm, Edmond Haxhinasto.

Zyra e shtypit e ministrisë së jashtme njofton se takimi vjen në vazhdën e takimeve që ministri Haxhinasto ka zhvilluar me diasporën shqiptare në Itali, sidomos me figurat më të spikatura, për t’i nxitur dhe mbështetur ata në një rol më aktiv në fushat ku kontribuojnë për promovimin e vlerave kombëtare të popullit shqiptar dhe forcimin e imazhit të Shqipërisë.

Balerini i njohur Kadiu vjen në Shqipëri në krye të këtij ekipi televiziv për të realizuar një dokumentar dedikuar shkollës shqiptare të baletit dhe disa balerinëve të njohur dhe shumë të talentuar shqiptarë si Eno Peçi, Gentjan Doda, Evis Nezha etj, të cilët performojnë në skenat e teatrove më të shquara, jo vetëm në Itali por në të gjithë Evropën. Dokumentari televiziv prej 30 minutash, i cili pritet të shfaqet në vjeshtë 2011, në kanalin prestigjioz italian RAI 5, do të përcjellë një imazh pozitiv për Shqipërinë, akademinë e shkollës artistike shqiptare dhe artistëve të saj kudo ku ndodhen, tek teleshikuesit e një vendi fqinj në të cilin jetojnë, punojnë dhe shkollohen afro 500 mijë emigrantëve shqiptarë.

a.q/NOA

KOMENTE