SHBA, 15 Qershor NOA - Grupi i hakerave Lulz Security, i njohur për sulmet ndaj Sony dhe Nintendo, ka marrë hak duke sulmuar sitin e senatit në SHBA.
Megjithatë duket se këta piratë informatike nuk kanë arritur të marrin materiale të rëndësishme.
Të famshëm për sulmet që kanë kryer ndaj siteve online vetëm për zbavitje, Lulz kanë marrë dhe nofkën e “laugh out lord” (lol), qesh me zë të lartë, që përdoret në zhargonin e internetit.
Sulmi është kryer gjatë kësaj fundjave: edhe njëherë tjetër sistemet e sigurisë në një institucion të rëndësishëm shtetëror ashtu s Senati janë dhunuar.
Rrjeti Senatit ka përfunduar në objektivet e Lulz Security, të cilët kanë arritur të kalojnë firewall-in që ka pasur si detyrë të mbrojë infiltrimet e padëshirueshme.
r.b/NOA