Tiranë, 15 qershor 2011 NOA- Një 39 vjeçar me inicialet M.M është shpallur në kërkim nga policia e kryeqytetit pasi dyshohet të jetë autor në Domje, ku ka qëlluar me armë zjarri mbi automjetin tip “Fiat Tipo”, drejtuar nga shtetasi Behar Rexha, 21 vjeç. Për pasojë, janë plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasit (pasagjer): Valmir Qerimaj, 28 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje, dhe shtetasi Jetmir Avdia, 26 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje. Të plagosurit u dërguan menjëherë në Spitalin Ushtarak Tiranë dhe aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
a.q/NOA