English

Shqipëria heq vizat edhe për qytetarët e Ukrainës

Tiranë, 15 qershor, NOA – Pasi ka hequr regjimin e vizave për qytetarët rusë, tashmë Shqipëria heq vizat edhe për qytetarët e Ukrainës.

Një lajm të tillë e ka bërë me dije vetë Oleksandr Dykusarov, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme Ukrainase gjatë një konference për shtyp.

Duke sqaruar se ukrainasve nuk do t’u duhet viza për të hyrë në Shqipëri, nëse ata qëndrojnë në këtë vend për periudhat deri në 90 ditë.

Sipas Dykusarov, vendimi përkatës, është hartuar nga qeveria shqiptare më 13 maj.

Sipas këtij vendimi, qytetarët e Ukrainës e jo vetëm, por edhe ata të Armenisë, Azerbajxhanit, Kazakistanit që posedojnë pasaporta të huaja apo dokumente të udhëtimit të lëshuara në Tajvani dhe Kina, janë të përjashtuar nga viza.

Megjithatë, Dykusarov, vuri në dukje gjithashtu faktin se ata duhet të regjistrohen në drejtoritë rajonale të kufirit dhe imigracionit të shërbimeve brenda 30 ditëve nga hyrja në vend. n.e/NOA

KOMENTE