Beograd, 15 qershor 2011, NOA- Presidenti Serb Boris Tadiç deklaroi se integrimi i vendit të tij nuk varet nga Kosova.
“Kosova nuk është parakusht për integrimet europiane të Serbisë, por nuk duhet përhapur iluzionin se kjo nuk është problem në integrimet europiane”, u shpreh Tadiç.
Sipas tij roli i Kosovës bëhet faktor, pasi disa shtete këmbëngulin që Serbia të zgjidhë problemet me të.
Sakaq më tej ai theksoi, “Ne para se gjithash dëshirojmë ta zgjidhim konfliktin dhe të gjejmë zgjidhje teknike për problemet e qytetarëve në Kosovë, pa marrë parasysh kombësinë, përfshirë transportin e mallrave dhe shërbimeve, madje edhe pjesëmarrjen e shqiptarëve në forumet rajonale”. a.y/NOA