Prizren, 15 Qershor 2011 NOA - Këngëtarët e famshëm PJ Harvey dhe Seamus Murphy konfirmojnë pjesëmarrjen në DokuFest 2011.
Organizatorët e eventit i thanë agjencisë NOA se “këngëtarja angleze me famë botërore PJ Harvey dhe fotografi irlandez Seamus Murphy do të jenë mysafirë në edicionin jubilar të DokuFest-it”.
Seamus Murphy është regjisori i 12 filmave të shkurtër që e përcjellin albumit e fundit të Pj Harvey, “Let England Shake”.
Ata kanë pranuar të udhëtojnë në Kosovë dhe t’i shfaqin 12 filmat në DokuFest, si dhe të flasin për bashkëpunimin e tyre në një panel për pyetje dhe përgjigje nga audienca.
Videot e Myrphyt janë të inspiruara nga tema e albumit te fundit të Harvey dhe ai e ka xhiruar materialin në një udhëtim 8.000 kilometra rreth Anglisë.
Edicioni i 10-të i DokuFestit do të mbahet më 23-31 korrik, në Prizren.
a.b/NOA