English

Vonesat në tendera, QSUT mungesë ilaçesh

Tiranë, 15 qershor 2011 NOA- Drejtori i përgjithshëm i qendrës spitalore universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, Saimir Ivziku ka komentuar situatën shqetësuese të mungesës së ilaçeve në këtë institucion. Sipas Ivziku-t, shkak për gjendjen në QSUT është vonesa e tenderit. Ndërkohë që nuk jepen afate se kur do të zhvillohet tenderi I medikamenteve, kreu i QSUT-së ka deklaruar se do të bëhët çdo përpkjekje që pacientëve të mos u mungojnë medikamentet. Në qendrën spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë, prej vitesh vihet re mungesa e theksuar e ilaçeve, çka ka bërë që shpesh herë qytetarët t’i blejnë ato në farmacitë jashtë kësaj qendre.

a.q/NOA

KOMENTE