Tiranë, 16 qershor 2011 NOA - Pjesëmarrja e Institutit Italian të Kulturës në Tiranë në Sezonin e XI Ndërkombëtarë të muzikës Klasik do të mbyllet me një koncert për violinë dhe piano të Caterina Martina Demetz.
Aktiviteti është organizuar në bashkëpunim me Konsullatën Italiane në Shkodër, me Konsullatën e Përgjithshme të Italisë ne Vlorë si dhe me Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë.
Të mërkurën, në datë 22 qershor solistja e violinës dhe pianos do të jetë në Shkodër, ku në orën 11 do të mbajë një masterclass me studentët e shkollës së muzikës Prenk Jakova dhe në orën 17 do të japë një koncert në Teatrin Migjeni. Të enjten, në datë 23 koncerti i saj do te jepet në Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë, në 18. 30, ndërsa të premten, në date 24 do të jetë mysafire e Teatrit Bylis në Fier, në orën 19. Në program do të ketë muzikë nga Bach, Paganini, Chopin, Liszt e Ravel.
Caterina Martina Demetz, lindur në Milano më 1989, që në moshën katër vjeçare, me nxitjen e M° Marcello Abbado, u pranua, si nxënësja më e re e Italisë, në Konservatorin e Milanos për studimin e violinës me M° Cusano. Në moshën 5 vjeçare filloi studimin e pianos me G. Leonardi dhe mori pjesë në koncertin e saj të parë duke luajtur në të dy instrumentat. Në moshën gjashtë vjeçare fitoi Konkursin Ndërkombëtar për violinë Jugend musiziert në Romë, në mars 1999 mori çmimin e parë absolut në Koncertin ndërkombëtar për piano Jugend musiziert në Athinë. Në vitin 2000 debutoi në Milano si soliste në piano me Orkestrën Filarmonike te Konservatorit duke luajtur Rondò K 368 të Mozartit. Mori Gran Targa d’Argento të Presidentit të Republikës italiane në Konkursin e 5° Ndërkombëtar "Francesco Forgione - Dino Ciani" në Verbania në dhjetor të 2003.
Në qershor dha provimet në piano dhe violinë pranë Konservatorit G. Verdi të Milanos duke marrë vlerësimet maksimale dhe e medalje per merita.
Ne aktivitetin e saj ka shumë koncerte të dhëna në Itali edhe jashtë shtetit dhe ka marrë pjesë në masterclass me Salvatore Accardo, Domenico Nordio, Aldo Ciccolini e Angela Heëitt. Në gusht të 2009 mori diplomën për merita pas koncertit me M° Accardo mbajtur në Akademia Chigiana.
Luan me interes repertorin bashkëkohor dhe me shumë pasion muzikën e dhomës dhe atë orkestrale.
e.t/NOA
E mërkurë, 22 qershor, Teatri Migjeni, Shkodër, ora 17
E enjte, 23 qershor, Teatri i Operas dhe Baletit Tiranë, ora 18. 30
E premte 24 qershor, Teatri Bylis, Fier, ora 19