Angli, 16 Qershor NOA – Kanë mbërritur zbulime të reja mbi gjenetikën njerëzore.
Sipas një kërkimi të drejtuar nga Wellcome Trust Sanger Institute në Cambridge, çdo individ trashëgon nga prindërit 60 mutacione të ADN-së, që mund të jenë të transmetueshme si nga spermatozoidet ashtu dhe nga ovulët dhe jo gjithmonë nga njëri prej dy prindërve siç është menduar gjithmonë.
Studimi, i publikuar në Nature Genetics, është bazuar në analizat e ADN-së të dy familjeve, të dyja me një fëmijë të vetëm, për të cilat janë vlerësuar rreth 6 mijë mutacione të mundshme gjenetike.
Shkencëtarët kanë vlerësuar dhe mutacionet që kanë ndodhur pas lindjes dhe ato të prindërve të veçantë.
Rezultati? Janë kapur 60 mutacione të trashëgueshme; ku në një rast 92% e tyre vinte nga babai, ndërsa në tjetrën përqindja ishte vetëm 36%.
“Kjo ka qenë një surprizë për ne – komenton Matt Hurles, një prej studiuesve – pasi mendohej që pjesa më e madhe e mutacioneve vite gjithmonë nga babai, kjo pasi për të formuar një spermatozoid gjeroma duhet të kopjohej më shumë herë se sa një ovulë.
r.b/NOA