Paris, 16 qershor 2011 NOA- Arrin në 7 numri i fëmijëve të shtruar në poliklinikën e Lilës, në veri të Francës, për shkak të një infeksioni ushqimor të lidhur me një bakter të rrallë, pasi kishin ngrënë një hamburger.
Mjekët flasin për gjendje “të rëndë”, por jo “shqetësuese”, pasi fëmijët kanë patur diarre. Tre prej tyre po trajtohen me dializa dhe sipas verifikimeve të para, infeksioni është shfaqur pas konsumimit të hamburgerit, i cili ruhej në frigorifer. Marka e produktit nuk lidhet me asnjë prej zonave të prekura tashmë nga E.Coli, virus i cili deri më tani ka shkaktuar 38 të vdekur.
Burimet zyrtare të Bashkimit Evropian thanë sot se, bakteri që ka provokuar helmimin e fëmijëve nuk duket i njëjtë me bakterin vrasës, ndonëse alarmi tashmë është përhapur edhe në Francë.
a.q/NOA