English

Kriza greke, Rehn: Ndërhyrja në dy kohë

Bruksel, 16 qershor 2011 NOA- “ Për shpëtimin e Greqisë do të ndërhyhet dy herë: të djelën duhet t’i hapet rruga fondit prej 12 miliard euro, ndërsa në 11 korrik do të vendoset nëse do të pranohen edhe partnerët privatë në proces”.

Në këtë mënyrë, komisionari i Bashkimit Evropian Oli Rhen i ka bërë thirrje 27 anëtarëve për të kapërcyer ndarjet e fundit. Sipas Rehn, ndërhyrja në dy faza mund te evitojë një skenar dështimi dhe do t’i hapet rruga një strategjie afatmesme.

“Nuk do të jetë e thjeshtë”, ka thënë Rehn, i cili beson se me marrëveshjen me FMN mund të evitohen skenarë katastrofikë. “Kjo do të thotë- ka deklaruar komisioneri - sigurim i financimit të borxhit grek deri në shtator, ndërsa plani afatmesëm, për periudhën 2012 – 2013 do t'i dërgohet Bashkimit Evropian më 11 korrik”.

" Lëshoj një apel- nënvizoi Rehn- për ligjvënësit, në veçanti për ministrat e financave të eurozonës për të kapërcyer deri të djelën të gjitha përplasjet, ndërsa pala greke duhet të marrë përsipër të gjitha përgjegjësitë”.

a.q/NOA

KOMENTE