English

Lady Gaga, më e pasura e “under-30”

SHBA, 16 Qershor NOA - Është më e pasura e “under-30”.

Lady Gaga ka fituar në këtë mënyrë vendin e parë në klasifikimin prestigjioz të kryer nga revista Forbes.

Biondja e shumëpërfolur e popit, sapo ka mbushur 25 vjeç dhe ka futur në xhepin e saj plot 90 milionë dollarë, që nga maji i 2010, kjo falë dhe turit Monster’s Ball, që me 137 data në 22 vende të të gjithë planetit ka mbledhur plot 170 milionë dollarë.

Medalja e argjendtë ka shkuar për Justin Bieber, 17 vjeç, me 53 milionë dollarë në portofol.

Vendi i tretë është rezervuar për lojtarin e Miami Heat LeBron James me 48 milionë dollarë, i ndjekur nga tenisti zviceran Roger Federer.

Taylor Swift dhe Katy Perry iu është dashur të kënaqeshin me vendin e pestë dhe të gjashtë, ndërsa Rihanna në vendin e dhjetë me 29 milionë dollarë.

Robert Pattinson ndan pozicionin e 15 së bashku me të fejuarën e tij Kristen Stewart. Për ata të dy 20 milionë dollarë.

Klasifikimi mbyllet me vendet e fundit në të cilët ndodhen respektivisht Miley Cyrus dhe Carrie Underwood, me një shifër prej 15 milionë dollarësh.

r.b/NOA

KOMENTE