English

Legalizimi i dokumentave, Italia “dorëhiqet’ nga vula apostolike

Tiranë, 16 qershor 2011 NOA- Italia ka tërhequr rezervat e paraqitura deri tani ndaj Republikës së Shqipërisë lidhur me Konventën e Hagës për Vulën Apostile. Me fjalë të tjera, të gjitha dokumentet e prodhuara nga autoritetet shqiptare do të legalizohen vetëm në MPJ e Shqipërisë, me Vulën Apostile pa pasur nevojë të legalizohen më pas në Ambasadën Italiane në Tiranë apo Konsullatat në Vlorë dhe Shkodër.

Ashtu si dhe të gjitha dokumentet e prodhuara nga autoritetet italiane do të legalizohen vetëm në institucionet e autorizuara nga pala italiane, me Vulën Apostile pa pasur nevojë të legalizohen më pas në Ambasadën e Shqipërisë në Romë apo Konsullatat tona në Milano dhe Bari. Lajmi zyrtarizohet nga selitë diplomatike tw dy vendeve, ndwrkohw qw vendimi i palws italiane dërguar diplomacisw shqiptare mban datwn 18 maj 2011.

a.q/NOA

KOMENTE