English

LSI, Rama: Koalicioni me PD mbi interesat partiake

Bajram Curri, 16 qershor 2011 NOA- Në kuadër të turit pas zgjedhor dhe të analizave që po zhvillojnë strukturat e LSI-së në të gjithë vendin pas zgjedhjeve vendore të 8 majit, sekretari i përgjithshëm i LSI-së Luan Rama ishte në qytetin e Bajram Currit, ku u takua me strukturat drejtuese dhe të zgjedhurit lokalë të LSI-së në rrethin Tropojë.

“Lëvizja Socialiste për Integrim duke qenë se vë prioritare në të gjithë veprimtarinë e vetë është në vëmendjen e qytetarëve, është e përzgjedhura e qytetarëve, është e votuara e qytetarëve pasi i gjithë investimi ynë shkon tek qytetarët dhe është investuar vetëm për qytetarët”, theksoi z. Rama.

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së ka takuar dhe drejtues lokal të PD-së, me të cilët bisedoi për domosdoshmërinë e zgjerimit të koalicionit dhe të rritjes së efikasitetit të tij në nivelin lokal, sepse sipas tij, koalicioni i PD-së me LSI-në nuk është koalicion numrash, por koalicion vlerash dhe kontributesh që përvalojnë mbi interesat partiake, pasi në themel të këtij koalicioni qëndrojnë interesat europiane të vendit.

a.q/NOA

KOMENTE