Athinë, 16 qershor 2011, NOA- Policia e Athinës ka vënë në pranga gjatë ditës së sotme autorin e kasaphanës së ndodhur pardje në kryeqytetin grek.
Zhani Gërdhuqi 31 vjeç është vënë në prangat e bluve të Athinës si autori i vrasjes së dy shqiptarëve pardje, të cilët janë identifikuar si Armando Kola dhe Klajdi Hoxha.
Ngjarja ndodhi dy ditë më parë në lagjen Kalithea të Athinës ku dy viktimat u qëlluan ndërsa hanin drekë, nga Gërdhiqi i cili u mori jetë papritur atyre me armë zjarri.
I ndaluari me identitet te plotë Zhani Niko Gërdhuqi raportohet nga korrespodenti i agjencisë së lajmeve NOA në Athinë ishte shpallur në kërkim nga Interpoli edhe për vrasjen e vëllezërve Ilir, Sokol dhe Alfred Kërri gjatë vitit 2004.
Të dhënat për ngjarjen e dy ditëve më parë flasin se këta persona, ishin ulur në një tavolinë në restorantin “Mithos” në rrugën “Sofokleos” nr 182 në Kalithea dhe po darkoni, gjatë gjithë kohës që po hanin darkë, në tryezë kishte pllakosur qetësia dhe bisedat mes të katërve ishin mjaft të qeta, por papritur kanë nisur breshëri të papritur plumbash në drejtim të dy viktimave që u gjendën përpara pamundësisë për të vepruar. Raportohet se viktimat, në moshë të re, morën plumba në kokë dhe kurriz duke rënë përtokë të vdekur.
Ekzekutimi i tyre u bë me një pistoletë të kalibrit 9 mm, ndërsa nga ana e policisë po vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
a.y/NOA