Argjentinë, 16 Qershor NOA - E përditshmja argjentinase Libre ka treguar për festat në shtëpinë e Buenos Aires, në të njëjtin pallat ku jetojnë dhe shokët e skuadrës (Barcelona dhe përfaqësuesen argjentinase) Gabi dhe Diego.
Dëshmitarët thonë se fillimisht Leo i ka ftuar, por më pas ka shkuar për të fjetur.
Është tepër e vështirë për tu besuar.
Duke parë atë fytyrë, akoma të një fëmije dhe duke menduar për karakterin që të gjithë e njohin këtë person, lidhja me një lajm të tillë duket e pamundur.
Megjithatë në Argjentinë të gjithë janë të bindur: sipas të përditshmes Libre, Lionel Messi ka qenë protagonist i një feste me bazë seksi dhe alkooli.
Sipas gazetës në fjalë, Messi ka organizuar disa herë festa të këtij tipi, të gjykueshme moralisht, me muzikë të lartë, shumë alkool dhe një sasi të mirë modelesh dhe balerinash që bëjnë pjesë në botën e spektaklit në Argjentinë.
Apartamenti ndodhet në katin e 34 në Chateau Puerto Madero, në Buenos Aires.
Gazeta ka garantuar gjithashtu se në festën e fundit të pranishëm kanë qenë dhe vëllezërit Milito, Diego dhe Gabi, të cilët jetojnë në të njëjtën ndërtesë luksoze.
r.b/NOA