Beograd, 16 qershor 2011, NOA- Kreu i nacionalistëve serb, Tomislav Nikoliç, i rikthehet sërish idesë së ndarjes së Kosovës duke theksuar se ndonëse është i vetëdijshëm se qëndrimi i tij bie ndesh me Kushtetutën, shpreson që të merret në konsideratë.
“Kosova duhet të ndahet në dy pjesë, në pjesën e pavarur dhe atë Serbe. Nuk e marr dot me mend se si shqiptarët do të qeverisin pjesët e banuara me serbë në veri të Kosovës, ashtu sikurse serbët nuk do të kenë mundësi të qeverisin në zonat e banuara me shqiptarë”, është shprehur Nikoliç.
Në vijimësi në radhët e politikanëve serb dalin deklarata pro dhe kundër idesë së ndarjes së Kosovës, ndërsa nga ana e ndërkombëtarëve kjo ide kundërshtohet dhe theksohet se po lobohet për njohjen e pavarësisë.
a.y/NOA