Tiranë, 16 qershor 2011, NOA- Policia kryeqytetit në saj të operacionit të koduar “Weekend II”, bëri të mundur sekuestrimin e 1.5 kilogramë lënde narkotike të llojit cannabis sativa.
Në vijim të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i Marsel Varkës, 21 vjeç dhe Kreshnik Meta, 28 vjeç, të dy banues në Tiranë, të cilëve iu gjet dhe droga.
28 vjeçari Meta ishte dënuar edhe më parë për vjedhje, ndërsa ndaj një personi të tretë të identifikuar si Alban Danga i moshës 22 vjeçare nisi procedimi penal në gjendje të lirë.
Arrestimi i tyre u bë në orët e vona të natës së kaluar në rrugën “Mine Peza” në Tiranë, ku dhe u gjet dhe sekuestrua sasia e lëndës narkotike e dyshuar si “Cannabis Sativa” me peshë 1 kg e 500 gramë si dhe dy telefona celular.
Ndaj tyre nisën hetimet e mëtejshme nga policia e kryeqytetit.
a.y/NOA