English

OSBE-ODHIR: Zgjedhjet e 5 qershorit, nën frymë demokratike

Shkup, 16 qershor 2011, NOA- Misioni vëzhgues i OSBE-ODHIR i ka vlerësuar zgjedhjet parlamentare të 5 qershorit në Maqedoni si të organizuara në mënyrë të rregullt dhe sipas standardeve ndërkombëtare.

Shefi i misionit vëzhgues të OSBE-ODIHR, Xhulian Pil Jejts deklaroi se zgjedhjet e 5 qershorit ishin të organizuara në mënyrë të rregullt dhe në një atmosferë demokratike, duke shprehur vlerësime dhe hapa pozitive për ecurinë e tyre.

Më tej ai është shprehur se raporti përfundimtar mbi zgjedhjet do të dorëzohet në shtator, ku do të ketë megjithatë rekomandime për përmirësimin e legjislacionit në sferën e kodit zgjedhor.

a.y/NOA

KOMENTE