Tiranë, 16 qershor 2011, NOA- Sipas MeteoAlb, dita e nesërme do të nisë me mot të kthjellët në të gjithë territorin shqiptar por duke ju afruar orëve të mesditës do të ketë kalime vranësirash nëpër të gjithë vendin ku më të theksuara do të jenë në verilindje dhe juglindje pasi vranësirat do të shoqërohen me shira të dobët.
Në pjesën e dytë të ditës parashikohet shtim i vranësirave në të gjithë zonën malore Lindore ku vranësirat do të gjenerojnë rrebeshe shiu ndërsa e gjithë pjesa tjetër e vendit do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të herë pas-hershme. Gjatë natës vranësirat dhe shirat do të largohen nga zonat malore duke ri-kthyer motin e kthjellët.
Temperaturat e ajrit në vlerat e mëngjesit do të qëndrojnë konstante por mesdita do të sjellë 2 gradë rritje të temperaturave në të gjithë vendin.
Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 20 km/h dhe drejtim Perëndimor duke gjeneruar në Adriatik dhe në Jon dallgëzim të ulët.
Europa
Nesër, Europa Veriperëndimore dhe Europa Qendrore do të mbeten me kushte të paqëndrueshme atmosferike pasi vranësirat dhe shirat do të dominojnë në këto vende. Shira më të dendur do të bien në vendet e Balltikut dhe në Ishujt Britanike. Gjithashtu me vranësira dhe shira do të mbetet një pjesë e Ballkanit dhe zona e Alpeve ku shirat do të shoqërohen me stuhi të forta ere. Ndërsa Europa jugperëndimore, Rajoni i Mesdheut dhe Europa Lindore do të karakterizohen nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta.
Ngjarje ekstreme në Europë:
- Ishujt Britanike do të mbeten me shira intensiv
- Zona e Alpeve rrezikohet nga vranësira dhe shira
- Balltiku alarmon stuhi të forta ere dhe shira
a.y/NOA