English

Pasqyra e shtypit, 16 qershor 2011 (VIDEO)

Tiranë, 16 qershor 2011, NOA/ Irma Toptani - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e enjte, 16 qershor 2011.

Gazeta Shqiptare” hapet me titullin kryesor: “Pendohet Almir Rrapo. Pranon vrasjen në SHBA, bashkëpunon me FBI”.

Një tjetër titull i faqes së parë është; “Banda e Durrësit, flet e dashura e Indrit Dokles”.

Nga rubrika Sociale gjeni titullin “Testi i Matemikës, publikohen përgjigjet”. Suplementi i verës në këtë gazetë ka për titull: “Edi Paloka, jeta e re mes Dasarës dhe Idës. Nuk bie në kurthin e femrave”.

E përditshmja “Panorama” çelet me titullin: “E-Mail i Erion Veliaj. Debat për Griseldën në PE, Fajon: Ajo u rrëmbye”.

Një tjetër shkrim flet për skandalin e flamurit shqiptar në BE. “Flamuri shqiptar me yllin komunist, flet Ambasadorja e Shqipërisë: Përgjegjësi e protokollit të BE”.

Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor të faqes së parë: “Fule: E dogjët planin tim B, Unë s’kam plan C, nëse ju keni punë për ju”.

Më tej lexoni një titull tjetër: “Incident me flamurin kombëtar në Bruksel”.

Një tjetër titull flet për mungesën e ambasadorit të SHBA-ve, Aleksandër Arvizu: Operohet në zemër në Agli”.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor: “Manipulimi me Griseldën, PS-ja del bllof në Bruksel”. Më tej lexoni titullin, “BE: Zgjidhni mosmarrëveshjet, por sipas ligjeve”.

Një tjetër titull i kësaj gazete është: “Matematika, dalin përgjigjet e testeve për 42 500 maturantë”. Nga faqja e kronikës një titull kryesor është, “Tiranë, i sulen një shtëpie për të vjedhur, plagosen nga pronari”.

Gazeta “Shqip” ka si titull kryesor: “BE heq dorë nga kriza shqiptare. Debati me dyer të mbyllura, Fule: Nuk kemi plan rezervë për integrimin”. Një tjetër argument i faqes së parë është “Gafa, delegacioni shqiptar në Bruksel, flamuri shqiptar me yll”. Titull tjetër i gazetës është: “KQZ i paqartë për procedurat, çdo ditë do të numërohen nga 8 kuti”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.

mit/NOA

105

KOMENTE