English

Prangoset shoferi i autobusit, aksidentoi kalimtarin

Tiranë, 16 qershor 2011, NOA- Gjergji Stambolliu është vënë nën prangat e policisë së kryeqytetit, pasi aksidentoi një kalimtar në rrugën e Durrësit.

Mësohet se 39 vjeçari Stambolliu me origjinë nga Korça në kohën e aksidentit po drejtonte autobusin e tij me targa DR 0695 F, nga kryqëzimi i Laprakës drejt rreth-rrotullimit të Doganës ku ka aksidentuar këmbësorin Eduart Nikollën, 56 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i cili në momentin e aksidentit po kalonte nga njëri krah i rrugës në tjetrin.

Si pasojë e përplasjes, i aksidentuari është dërguar dhe shtruar në reanimacionin e QSUT, në gjendje të rëndë shëndetësore.

a.y/NOA

KOMENTE